"Ti jep shifrat si balonë tabake", replika e Ramës me Bashën shkakton reagim te opozita
Kryeministri Edi Rama shkaktoi reagime në radhët e opozitës teksa i tha Bashës se merr këshilla si balonë tabake për ekonominë, duke nënkuptuar deputeten Tabaku.
Por Rama u kërkoi deputetëve të ruajnë qetësinë pasi siç tha ai krahasimi nuk kishte të bënte me personin.
Rama: Meqë u qani hallin bujve, bujqësisë dhe atyre që kanë dalë atje. Çfarë ka ndodhur këtu? Meqë e di, Lulzim hajde thuaje sa e ka Serbia TVSH-në e imputeve bujqësore, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia. Hajde thuaje këtu ose pyet atë që ke në krah se ajo ti jep shifrat ty megjithëse ti jep si balonë tabake.Çfarë ka? Asnjë problem etik nuk ka këtu. Balonat janë objekte që kemi luajtur kur kemi qenë të vegjët, ka pasur tauke dhe tabake. Tabaket ishin nivel më i lartë, është kompliment nëse e merrni për persona, por nuk kam lidhje me persona fare.