"Armëmbajtës pa leje, u gjuaje arbitrave me revole", Rama i kujton Dash Sulës incidentet në stadium

Kryeministri Edi Rama u përfshi në polemika dhe me deputetin demokrat Dashnor Sula.

Shefi i qeverisë i kujtoi incidentet në stadiume, duke ju referuar si armëmbajtës pa leje.

Rama: Shifrat në kohën tuaj janë pa krahasim fare edhe të varfërisë, edhe të armëmbajtjeve pa leje në stadium meqë po flet një armëmbajtës pa leje që u gjuante arbitrave me revole dhe vjen këtu dhe flet për varfëri.

Në debatin për buxhetin 2022, Rama mohoi që paratë shkojnë te oligarkët por te shërbimet.

Rama: E dyta, kjo veza e Kolombit që ka zbuluar PD dhe vjen këtu e bën omletë me 113 milionët e PPP që do i hiqka PD dhe do shpëtoka pensionistët, shtresat në nevojë, bujqësinë e blegtorinë. Çfarë do hiqte PD? Do hiqte pikat fundore të përpunimit të mbetjeve. Këtë me siguri e bëni se e latë Shqipërinë të mbytur në plehra. Sot duket problem, atëherë ishte status quo kudo. Hidheshin tërë plehrat rrugëve dhe në lumë. Nuk kam  asnjë dilemë që ju kur flisni për plehrat jeni mirë fare me idenë që plehrat të rrinë si ishin. Raporti juaj me plehrat dhe shëmtinë është raport harmonik.