Vlorë/ Romët dhe egjiptianët dalin në protestë, u ndalohet të riciklojnë: Ku të punojmë, duam bukë

Me fotografinë e Martin Luter King, komuniteti rom dhe egjiptian në Vlorë, protestuan para Bashkisë së drejtuar nga Dritan Leli kundër një vendimi që u ndalon mbledhjen e mbetjeve të riciklueshme. Në shenjë indinjate hodhën poshtë zyrës së Kryebashkiakut mbetje të riciklueshme për ti treguar si e sigurojnë bukën e gojës.

Imazhi i Martin Luter King, aktivisti më i njohur në histori kundër racizmit, priu protestën e komunitetit rom dhe egjiptian para zyrës së kryebashkiakut të Vlorës.

Të zemëruar nga një vendim i këshillit bashkiak që u ndalin lëvizjen me karroca nëpër qytet, ata I derdhën poshtë zyrës së Dritan Lelit mbetjet plastike.

"Mos më merret karroca, të punoj, të ushqej djemtë, të paguaj qiranë. Ko do shkojmë? Ku do ushqehemi?", shorehen qytetarët.

E sfiduan të zbresë e të mbledhë vetë për të mësuar si nxirret buka e gojës për fëmijët kur je i braktisur e në pamundësi.

Vlorë/ Romët dhe egjiptianët dalin në protestë, u

"Ne ushqehemi me ato karro, për arsye se kam3 fëmijë, invalid jam."

"Duam bukën  e gojës, dua të drejtën, të punoj siç punoja më parë."

Thonë se ky vendim i Këshillit Bashkiak të Vlorës u heq mundësinë e mbijetesës qindra familjeve në nevojë.

"Nuk na le bashkia të ushqehemi. Jemi të vetëpunësuar."

Ndërsa kryebashkiakun Dritan Leli dhe administratën e tij e akuzuan për diskriminim të komunitet. Ndaj kërkojnë punësim si zgjidhje.

"Të na lejojë të punojëm. I lutem shtetit dhe bashkisë së Vlorës, të marrin masa."

Në përgjigje të protestës së tyre, kreu i Bashkisë Dritan Leli në nëj reagim në rrjetet sociale tha se deri me datën 31 mars të vitit të ardhshëm puna e komunitetit rom nuk do të pengohet, ndërsa ftoi ata që të aplikojnë për punë në landfilldin e ri.