Basha në Kuvend: Pr/buxheti 2022 nuk është për shqiptarët por për PPP-të e oligarkëve e luks nusretësh

Në kuvend diskutohet pr/buxheti i vitit 2022.

Kryetari i PD-së akuzoi qeverinë se buxheti nuk është për shqiptarët por për PPP-të, oligarkët me dhe për të cilët qeveris Rama”

“Këta këmbëngulin në mënyrën tinzare të vendosin përsëri buxhetin e shtetit në funksion të klientëve të qeverisë, përmes PPP-ve që bëjnë motin e mirë e të keq të shqiptarëve, ndërkohë që gjithçka tjetër është mashtrim e përpjekje për të gënjyer me indeksime vrapin e pandalshëm të çmimeve që parakalojnë këtë gjasmë indeksim të vobektë të rrogave e pensioneve. Ndërkohë një vale e madhe njerëzish vazhdojnë të zhyten në varfëri.”

Në foltoren e Kuvendit Basha tha se 113 milionë eurot e caktuara për PPP-të është 5 herë më e lartë se fondi I parashikura për indeksimin e pensioneve, ndërsa  51.2 milionë euro I kanë dedikur shpenzimeve luksi të qeveritarëve.

“Asgjë nuk është parashikuar për ta sepse po menduan për ta rrezikojnë të mos japin 113 milionë euro që kanë përcaktuar për klientët e tyre, për 5- 6 njerëz. Kjo shifër 5 herë më e lartë se fondi I parashikuar për indeksimin e pensioneve.

“Duke refuzuar që të pranojnë që kriza energjetike është krizë korrupsioni dhe keqmenaxhimi planifikojnë të shpenzojnë 51.2 milionë euro për shpenzime luksi të qeveritarëve.  Këto para duhej të ishin në duart e shqiptarëve dhe jo në duart e këtyre të stërvitura për ti çuar në luks nusretësh dhe fluturime çarterash në drejtim të paditur. Them në duart e shqiptarëve sepse këta që do çojnë në shpenzime luksi mjaftojnë e teprojnë për të mbuluar propozimin tonë për të ulur TVSh nga 20% në 6 % për ushqimet e shportës, bukën tuaj të përditshme. Por prioritetet e këtij e të këtyre nuk kanë të bëjnë me hallet tuaja”

Keni në plan për ti nxjerrë dhe vitin e ardhshëm për të vajisur ingranazhet e një ekonomie Putiniste përqëndruar në pak duar e bazohet në sadakaja që bëni me taksat e shqiptarëve në favorin tuaj dhe klientëve tuaj."