Pas presionit mediatik bashkia “hap dyert” për banorët e "5 Majit", pranoi ankesat dhe dorëzimin e 200 firmave të peticionit

Banorët e 5 Majit kanë dorëzuar në bashkinë Tiranë peticionin me  200 firma. Ne dokument ata kane paraqitur ankesat për kontrata të njëanshme dhe  kompensime të padrejta te projektit te rindërtimit. Fillimisht shkresa nuk u protokollua,por pas  presionit mediatik dhe bërjes publike bashkia hapi dyert, madje ofroi dhe komunikim me një përfaqësi të tyre.

Këtë të hënë ,banorët  e 5 Majit ankesat e tyre për kontrata të njëanshme dhe  kompensime të padrejta ia paraqiten Bashkisë Tiranë.

Por fillimisht ankesa dhe peticioni me 200 firma u hodh poshtë nga punonjësit e bashkisë, pasi u refuzua.

"Na tha që kemi një urdhër të brendshëm nga kryetari i bashkisë ku nuk mund të pranojmë asnjë ankesë nga banorët e "Bregut të Lumit" për njësinë administrative numër 4 dhe numër 8."

"Ai nuk pranon një ankesë, kështu i bie që ai nuk ofron as shërbimin më minimal. Imagjinoni pak bonuse, ato pallavrat e mëdha që thotë nëpër studio televizive."

"Ky nuk na pranon ne brenda, as te ne mos vijë."

Pas publikimit ne media te protestës së banoreve, bashkia hapi dyert dhe protokolloi shkresën .

Dhe jo vetëm kaq, paraprakisht u ofrua diskutime me palët e u fol për akt-marrëveshje të dakordësuara mes tyre.

Kërkojnë vetëm sqarim dhe mjaft më sorollatje.

"Nxjerr jashtë me qindra familje këtu, ku do i çojë? Do krijojë një problem social."

Ka më shumë se 3 javë që banorët e "5 Majit" ditë pas dite protestojnë për mbrojtjen e pronës private. Peticionin ia adresuan nëpërmjet rrugës postare presidencës, kryeministrisë, ministrit për rindërtimi, ambasadës amerikane në Shqipëri.