"Bëhu dhe vetë i varfër, se se ke problem të bësh sikur…", Rama replikon me Bashën për shifrat e Eurostat
Kryeministri, Edi Rama, replikoi me kryeopozitarin Lulzim Basha sa i takon shifrave të varfërisë në vend.
Duke ju referuar Eurostat, Rama i tha Bashës se ka një problem me shifrat ndërsa i sugjeroi që ta deklarojë varfërinë 100% duke përfshirë dhe veten.
Rama: Në ditë tjetër nuk do vlente fare replika se është e njëjta pllakë gramafoni që rrotullohet. Por sot ja vlen. Kjo është tabela e Eurostat, asnjë lidhje me qeverinë, masakrën zgjedhore dhe PPP. Sipas kësaj tabele kjo Shqipëria që e keni bërë rrogozë sa herë hapni gojën në tabelën e renditjes për varfërinë të 2019 renditet jo me 50-60% varfëri, nuk ekziston. Ka qenë në kohën tuaj, varfëria ishte mbi 40%. Shqipëria tani renditet në një grup me Turqinë 22.4, Letonia 22.9, Shqipëria 23, Serbia që u soll si shembull që paska shpëtuar nga varfëria është 23.2, pas Shqipërisë, Rumania 23.8 dhe Mali i Zi 24.5. Me shifrat e Eurostat Lulzim, me shifrat ti ke një problem fiziologjik dhe psikologjik. Ta kam thënë pse thua 50%, thuaj 100% të varfër, bëhu dhe vetë i varfër se se ke problem të bësh sikur. Por e vërteta është kjo.


