"Toyota Yaris" sërish në Kuvend, Rama: Pse s' shkon të dëshmosh në Belgjikë?! Basha: Mos u fshih tek dhoma e miellit

I nisën fjalimet për buxhetin 2022 dhe përfunduan në etiketime personale. Edi Rama dhe Lulzim Basha replikuan gjatë në foltoren e parlamentit në seancën maratonë të së martës.

Lideri i maxhorancës shenjestroi pikën më të dobët të kryetarit demokrat të perceptuar publikisht, çështjen e besueshmerisë ndër demokratë dhe shqiptarë, ndërsa Basha u fokusua te droga, duke e akuzuar kryeministrin për implikim në rrjetet kriminale.

Në replikën e tyre kthyen në kuvend edhe “Toyota Yaris” ,dy makinat e ndaluara në portin e Durrësit në vitin 2018 ku u sekuestruan  me 3 milionë e 470 mijë euro.

Lulzim Basha: "Si the hiq skanimin. Pse ta bëjë skanimin një kompani amerikane? Hajde ta heqim. Zonja 5 milionë ka qenë në krye të doganave. E di fare mirë që skanimi kap ato petët e kokainës. Kush i kap ato petët e kokainës. Ta ka thënë ndonjë nga tre ministrat. I pari që po e mban jashtë burgut se po ran ë burg ai vaj me det ca ndodh me ty po nisi të cicërojë ai. Apo ky i dyti. Apo ky i treti që kishte drejtor fushate drejtorin e shtabit të trafikut në Gjirokastër. Skaneri kap kokainën e shokëve të tu.

Ato që ti nuk e kap se nuk do ta kapësh e kapin ata. Ia kalojën edhe DEA-s e autoriteteve italiane, dhe britanike. Kapin edhe cash që vjen me kile e jo me miliona. Me Toyota Yaris. Kanë nisur të vijnë dhe me maune. Kush i kap ato?! Ministrat e tu të Brendshëm që janë faqja e zezë e Shqipërisë?! Skaneri i kap. Me një skaner të tillë që paguan 16 apo 20 mln euro në vit krimit të organizuar I kapet të paktën 20 fish aq vlerë që mjafton për vjedhjen e shkatërruar ekonominë e vendit, vjedhjen e zgjedhjeve.

Skaneri është një mekanizmat që ka mbetur në këmbë e të rri si halë në sy, sepse është një nga instrumentet e vetëm që bën transparencën e trekëndëshit të pushtetit politik, pushtetit të krimit të organizuar e pushtetit të oligarkëve që pastrojnë paratë e korrupsionit tënd e krimit të organizuar. Prandaj ke merak ta heqësh. Nuk të shkon në mëndje të heqësh check up e traun. Jo hiq skanerin të kalojë droga.

Edi Rama: "Toyota Yaris Lulzim, se e përmende, pse nuk shkon në Belgjikë. Sa herë të kanë ftuar. Sa herë të kanë thirrur në gjykatë?! Cila foltore? E kam ditur para foltores por sta kam thënë. Sa herë të kanë thirrur. Shko dëshmo atje, se të kanë thirrur si person në dijeni për Toyota Yaris e mos hajde ta përmendësh këtu."  

Basha replikoi në mungesë me Ramën. Ai i kërkoi të marrë fashikullin e dëshmisë së tij në SPAK dhe ta botojë.

Basha: Nuk bën dot shoshë për të mbuluar diçka. Më thotë pse nuk shkon në Belgjikë. Shko në SPAK dhe merr fotokopjen e dëshmisë time në prani të prokurorit, gjyqtarit hetues belg, hetuesve belgë, OPGJ belgë dhe autoriteve shqiptare për "Toyota Yaris" . E di mirë, ti ke kontroll, ndan çështjet penale në SPAK. E ke korruptuar një pjesë të tij. Fashikullin e dëshmisë time prej më shumë se një viti e ke atje, merre dhe botoje. Po ta kisha unë do ta botoja.

Lëri gënjeshtrat, mos u fshih te dhoma e miellit dhe thuaju shquiptarëve sot se me çfarë morali u kërkon deputetëve të ngrenë dorën për të rritur dhe njëherë borxhin, të rritësh taksat pa u kthyer asgjë mbrapsht. Nuk i ikën dot, nuk do i kishe ikur as 20 vjet përpara jo më tani që çdo përpjekje për akrobaci rrezikon të të thyejë eshtrat e gjuhës dhe eshtrat e mplakura të një mendjeje përverse që në mungesë të argumentave sillesh e vërtitesh me të njëjtat epitete.

Basha i përsëriti Kryeministrit kërkesën që të votojë vettingun në politikë.

Basha: Zgjidhje është largimi i sojeve si ti. Voto vettingun në politike dhe kjo betejë do të shkojë deri në fund me forcën e arsyes politike. Kjo sallë kurrë më nuk do ti takojë duarve të mpira për të shtuar taksat dhe vjedhur shqiptarët.

Ndërsa kryeministri në mbrojtje të buxhetit e konsideroi atë si kapitull të parë të planit për vizionin “Shqipëria 2030”, në vlerësimin e kreut të demokratëve ai është buxheti i thellimit të varfërisë dhe i 5 oligarkëve me koncesionet prej 113 milion eurosh. Pavarësisht kritikave të forta për buxhetin, opozita siç kujtoi dhe Kryeministri ka vetëm të drejtën e votës kundër, ndërsa përçarja e saj është përdorur sërish nga Rama edhe në këtë fjalim.

Rama: Problemi është që ju nuk hiqni dot asgjë. Ju mund të votoni kundër e kaq. Nuk na ndalnit dot dje, nuk na ndalni sot, nesër jo e jo. Shkoni e ndalni njëri-tjetrin. Do ta bëjmë Shqipërinë për fëmijët tanë dhe tuajt.