Protesta e fermerëve Rama tregon pse u rrit çmimi i imputeve bujqësore: Kush do punë e bujqësi, gjen mbështetje te skema

Ndërsa fermerët e Lushnjes u lëshuan sërish në rrugë për plotësimin e kërkesave të tyre, kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit tha se rritja e çmimit të imputeve bujqësore lidhet me rritjen e kërkesës.

Ai tha se TVSH-ja e imputeve me paketën fiskale të 2022 është 10% dhe sipas tij kush do të bëjë punë dhe të merret me bujqësi e gjen mbështetjen te skema e mbështetjes e cila ka shkuar në 7.1 miliard lekë.


Rama: Meqë u qani hallin bujve, bujqësisë dhe atyre që kanë dalë atje. Çfarë ka ndodhur këtu? Meqë e di, Lulzim hajde thuaje sa e ka Serbia TVSH-në e imputeve bujqësore, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia. Hajde thuaje këtu ose pyet atë që ke në krah se ajo ti jep shifrat ty megjithëse ti jep si balonë tabake.Çfarë ka? Asnjë problem etik nuk ka këtu. Balonat janë objekte që kemi luajtur kur kemi qenë të vegjët, ka pasur tauke dhe tabake. Tabaket ishin nivel më i lartë, është kompliment nëse e merrni për persona, por nuk kam lidhje me persona fare.

TVSH-ja e imputeve është sot me këtë paketë fiskale 10%. Qëllimi te heqja e TVSH së imputeve ka qenë çmimi dhe kemi parë në realitet se çmimi jo vetëm nuk është ulur por është rritur. Është rritur sepse është rritur kërkesa. Rritja e kërkesës për impute mund të shihet te rritja e eksporteve. Kush ka përfituar? Nga TVSH e imputeve totali i gjesë që ndryshon në një sektor i cili është 3.5 mld në ekonominë shqiptare ,totali i të dyjave është 17 milion dollarë që janë ndarë mes tregtarëve të imputeve që nuk kanë ulur çmimin por e kanë rritur dhe grumbulluesve. Jeni partia që solli kapitalizmin në Shqipëri, jeni bërë fare. Të gjithë paratë nuk do shkojnë më në xhepin e 138 grumbulluesve, as në xhepin e  tregtarëve të imputeve por janë futur në skemën e mbështetjes e cila ka shkuar në 7.1 miliard lekë. Kush do të bëjë punë dhe bujqësi e gjen mbështetjen te skema.

Shifrat nuk janë opinione. Kur flisnin për buxhetin keni të drejtë të kërkoni shumë më tepër por duhet argumentuar. Ju nuk hiqni dot asgjë, mund të votoni kundër dhe kaq. As nuk hiqni dot gjë dhe as frenoni dot gjë në këtë rrugë ku nuk na ndalni dot. Nuk na ndalnit dot dje, nuk na ndalni dot sot, se nesër jo e jo. Tani shihni kush do të ndalë njëri-tjetrin aty te ju, ne kemi punën tonë dhe do vazhdojmë drejt. Do ta bëjmë Shqipërinë dhe fëmijët tanë dhe për fëmijët tuaj.Nuk do ua lëmë fëmijëve tanë dhe tuajve Shqipërinë që rrezikuat t'ua lini ju. Përrallat dhe elegjitë me hiperbola hajde Lulzim, ora e gramafonit, jepi fillo punën.