"Gjynah i madh!" Rama i qan hallin Bashës: Flet sikur sapo ka dalë nga klubi pasi e kanë dehur dhe rrahur

Kryeministri Edi Rama në replikën e radhës me kreun e PD-së Basha i tërhoqi vëmendjen se e ka ulur nivelin e debatit në Kuvend.

Rama: Ngrini nivelin, ka rënë niveli fare, një kryetar partie opozitë pretendent për të udhëhequr popullin drejt një Republike të Re që çohet këtu dhe flet sikur sapo ka dalë nga klubi pasi e kanë dehur dhe rrahur dhe bërtet pa mendje është gjynah i madh. Nivel shumë i ulët.