Rama prezanton pr/buxhetin për 2022: Borxhi në parametra të sigurt, s'kemi lënë pas dore asnjë sektor dhe asnjë reformë
Kryeministri, Edi Rama, prezantoi sot në Kuvend projektbuxhetin për vitin 2020.
Në fjalën e tij, Rama tha se plagët e tërmetit po mbyllen dhe ato të pandemisë po trajtohen.
Rama: Siç flet qartë dhe ky buxhet asnjë sektor apo reformë nuk është lënë pas dore. Me këtë buxhet të ndërmjetëm pavarësisht edhe krizës së energjisë që na ka ardhur në derë së fundmi rrisim financimin për të mbështetur njerëzit e këtij vendi, kategoritë më në nevojë, forcat e punës, fëmijët, nxënësit, të rejat dhe të rinjtë, shërbimet dhe investimet publike. Injektojmë financime të konsiderueshme në ekonominë familjare dhe kombëtare duke garantuar një ekuilibër mes rritjes së shpenzimeve publike dhe mbajtjes së borxhit publik në parametra të sigurtë.
1. Zerojmë taksën mbi pagat deri në 40 mijë lekë duke lehtësuar 87604 punonjës që i shtohen atyre që deri sot kanë pagën minimale 30 mijë lekë dhe që nuk paguajën taksë mbi pagën.
2. Përgjysmojmë taksën mbi pagat nga 400-500 mijë lekë të vjetra.
3. Lehtësojmë dhe thuajse përgjysmojmë taksën mbi pagën për forcat cilësisht të kualifikuara të punës që marrin nga 1.5-2 milion lekë të vjetra.
4. Rrisim pagat për mësuesit, mjekët dhe infermierët me 6% në bazë të planit të rritjes vit pas viti deri në 40% në fund të mandatit të tretë.
5. Rrisim pagat me një bonus të posaçëm deri në 150% për punonjësit dhe drejtuesit e policisë së shtetit që shërbejnë larg vendbanimit.
6. Rrisim pagat me 30% për efektivët e Forcave të Armatosura.
7. Nuk rrisim asnjë taksë për asnjë kategori.
8. Trefishojmë ndihmën ekonomike për gratë e trafikuara dhe fëmijët jetimë nën 18 vjeç.
9. Dyfishojmë ndihmën ekonomike për rreth 15 mijë familje që kanë 3 apo më shumë fëmijë deri 18-vjeç, rrisim 10% ndihmën ekonomike për pjesën tjetër të familjeve në skemën e ndihmës ekonomike.
10. Ligjërojmë pagën prej 30 mijë lekësh të reja në muaj për naftëtarët e Fierit për 2022 ndërkohë që vazhdojmë të kërkojmë një zgjidhje përfundimtare për rafinerinë.
11. Financojmë me 2.6 miliard lekë indeksimin e mëtejshëm të pensioneve si dhe bonusin e fundvitit 3.5 miliard lekë.
12. Financojmë lindjet e reja me 2.3 miliard lekë.
13. Financojmë rimbursimin e barnave për mbi 400 mijë qytetarët me 11.1 miliard lekë.
14.Financojmë vijimin e vaksinimit me 2.7 miliard lekë.
15. Për herë të parë fillojmë me programet kombëtare të arteve, zejeve dhe sporteve me financim të posaçëm në buxhetin e shtetit.
Finacimet sektor të sektor
Reforma në drejtësi- Në 2016 filloi me një plan financiar 4.28 miliard lekë. Me buxhetin e 2022 financohet dyfish, 8.4 mld lekë. Jemi në një fazë të rëndësishme të reformës në drejtësi ku vijon pastrimi i llumit që nuk ka të mbaruar dhe nga ana tjetër ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë. Për të gjithë ata që presin më shumë rezultate dhe më shpejt nga reforma në drejtësi dua të them se duhet dhe më shumë durim.
Revolucioni digjital- Me këtë buxhet merr një shtysë të re. Sot ishte lajm në të gjitha mediet italiane vajtja e presidentit të Italisë për të tërhequr certifikatën online. Dhe ndërkohë debati sot po ashtu ishte lidhur me faktin që ende shërbime të ndryshme nuk mund të ofrohen për shkak të mossigurimit ende të ndërveprimit të bazave të ndryshme të të dhënave ndërkohë që për ne tanimë kjo është histori.Në 31 dhjetor të këtij viti mbyllen online të gjitha shërbimet publike që nuk kanë nevojë për prani fizike, siç është marrja e gishtave për pasaportë. Hyjmë në fazën e mbylljes së ciklit jo vetëm për aplikimet online dhe për një pjesë të shërbimeve që mbyllen dhe me dhënien e dokumentit online me vulë eketronike por për të gjitha shërbimet.Platforma e bashkëqeverisjes ka kaluar në Kuvend dhe është ligj, duke e çuar në nivel tjetër gjithë rrjetin tradicional të komunikimit të institucioneve me qytetarët se ka shumë konfuzion dhe teori. Thelbi është që çdo shtet ka tradicionalisht zyrat e marrëdhënieve me publikun, qytetarët të cilat janë zyra që në pjesën më të madhe funksionojnë me letra. Platforma i ka çuar këto marrëdhënie në nivelin e ndërveprimit online duke siguruar dhe monitorim të gjithë procesit të ndërveprimit. Kontroll në të gjithë administratën në raport me ligjshmërinë në marrëdhënie me qytetarët që çojnë kërkesa, ankesa apo adresojnë shqetësime apo ide të tyre dhe duke garantuar një bazë mbi të cilën edhe njësia Antikorrupsion e Ministrit të Drejtësisë ka hyrë në një fazë të re. Ambicia e këtij mandati është të sigurohet jo vetëm mbyllja e të gjitha sporteleve në Shqipëri, ku futet ryshfeti apo ka vonesa.Gjithë dokumentacioni mbështetës të garantohet në sistemin e digjitalizuar të shtetit. Kadastra digjitale është në proces të avancuar, e dimë se çfarë plage është prej dekadash çështja e marrjes së letrave të pronësisë apo dokumentave të legalizimit.
Mbrojtja inteligjente e territorit dhe sigurisë publike-Hyn në një fazë tjetër falë buxhetit 2022 qoftë me sigurimin e satelitëve. Qoftë me sigurimin e dronëve inteligjentë që do na japin mundësi të kemi në kohë reale një bazë shumë të besueshme të dhënash mbi të gjitha ngjarjet kriminale ndaj mjedisit në territor, nga mbetjet te ndërtimet pa leje, deri te aspektet që kanë të bëjnë me bujqësinë, kulturat, energjinë, burimet hidrike, lumenjtë, zjarret dhe lufta kundër krimit në sensin e një potenciali krejt tjetër të identifikimit dhe ndjekjes së elementëve kriminalë dhe veprimtarive të tyre. Qendra Digjitale e qarkullimit rrugor është një projekt në proces. Jemi në kushtet kur kemi gati njërën pjesë dhe duhet të kalojmë në pjesën tjetër që është shtrirja e kamerave inteligjente në akset kryesore kombëtare duke hequr nga rrugët policinë, patrullat, trarët dhe kontrollet në rrugë sy më sy dhe vesh më vesh mes policisë dhe qytetarëve. Mbrojtja kibernetike do financohet në mënyrë të posaçme me duke krijuar një qendër të mbrojtjes kibernetike të gjithë sistemeve tona të komunikimit teknologjik, Qendra e depozitimit të të dhënave digjitale, edukimi teknologjik i fëmijëve dhe të rinjve dhe financimi i startapeve është një paketë që shton 6.5 mld lekë me buxhetin 2022.Me fonde të të tretëve do të arrijë ën 100 mln dollarë për 2022.Ministria e Mbrojtjes do të kthehet në një qendër të re graviteti për Shqipërinë digjitale duke u bërë dhe një hapësirë e garantimit të të dhënave dhe një llogore e mbrojtjes kibernetike, por edhe një hapësirë e kërkimit shkencor teknologjik.
Turizmi- Me 28 nëntor nism aeroportin e Vlorës dhe ftoj deputetë e Vlorës të na bashkohen në hapjen e kantierit pa dallim PS apo PD sepse është një ngjarje e rëndësishme dhe fundi i një kalvari të gjatë për arsye që nuk vareshin nga ne. Po ashtui brenda pak javësh fillon puna për portin turistik të Vlorës, një investim që do ta çojë në një nivel tjetër këtë kuadër që fola. Do të kemi jo vetëm turistin me të ardhura të ulëta dhe të mesme por edhe turistin me të ardhura të larta.Sikundër uroj që ta përfundojmë edhe lidhjen e kontratës për portin turistik të Durrësit brenda vitit dhe edhe aty të mund të ngrihet kantieri për fazën e parë. Në Sarandë puna për portin e ri ka filluar dhe gara ndërkombëtare për aeroportin turistik është e hapur.
Shëndetësia, arsimi dhe mjedisi-Buxheti i shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale shkon në 91.3 mld lekë, që përbën 4.89% të prodhimit të përgjithshëm kombëtar.Buxheti për shëndetësinë financon 63.3 mld lekë. Në arsim janë disa haopa të rinj që hidhen dhe që financohen nga buxheti. Futja e gjuhës angleze që në klasë të parë ka filluar të aplikohet që nga ky vit shkollor. Futja e mësimit të teknologjisë digjitale në ciklin e ulët dhe një riorientim kurrikular drejt shkencës, teknologjisë, matematikës i lidhur drejtëpërdrejtë në këtë përfshirje në rrugën e kërkim digjital të më të vegjëlve.Ne jemi shumë të vendosur të shtyjmë drejt ndërkombëtarizimit universitetet. Kemi një tryezë të përbashkët të qeverisë me rektorët e universiteteve. Nga buxheti janë alokuar 7 mln dollarë në nxitje të ndërkombëtarizmit për ato universitet që do të ecin më shpejt për të krijuar raporte me universitete Europiane. Në këtë aspeke së bashku me ministren e MEPJ po punojmë intensivisht për të bërë një hap inovativ në raport me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Pastërtia e vendit- Është një aspekt tjetër shumë i rëndësishëm. Këtu do të hyjmë edhe me një buxhet specifik të posaçëm në funksion të një ndryshimi thelbësor ndaj pastrimit të territorit të vendit. Pushteti vendor duhet të marrë mesazhin se pastërtia është për ne një kriter i patjetërsueshëm. Kemi vendosur një fond të posaçëm për ato që performojnë si duhet, do të marrim masa për ato që nuk arrijnë për performojnë.
Bujqësia- Buxheti i 2022 është kuptimplotë, pavarësisht disa shprehjeve të pakënaqësisë. Pavarësisht refuzimit për të kuptuar se kemi të bëjmë me një qasje. Nuk kemi ulur fonde, por kemi rritur fonde. Në një sektor i cili ka një masë që shkon afro 350 mln llogariteni tani se çfarë efekti ka një masë prej 7-8 mln. Një masë e cila është hequr nga buxheti i shtetit në formën e incentivës me TVSH dhe sot me këtë buxhet të ri dyfishohet. Kemi 323% më shumë eksporte sesa në 9 mujorin e 2013. Buxheti 7.1 mld është pjesë e zhvillimit rural. Duhet që të formalizohen një pjesë e tyre që punojnë në këtë sektor pasi humbasin çdo akses në format e mbështetjes. Janë 2.2 mlrd në programin e BE përreth 200 investime që nuk janë të aksesueshme dot nga ato që nuk janë të regjistruar. Numri i fermerëve që mund të përfitojnë nafta pa taksa për fermerët, lidhet me numrin e fermerëve të regjistruar.