Floriana Garo tregon pse la Zvicrën e u bashkua në Foltore me Berishën
Javën e kaluar (10 nëntor), ish-kryeministri, Sali Berisha ndërroi zëdhënësen e tij dhe drejtoren e komunikimit të Foltores me Floriana Garon.
Në një intervistë për emisionin "Ditë e Re" në RTV Ora Floriana tregon arsyet, pse la Zvicrën e u bashkua në Foltore me Berishën.
Garo thotë se ka pasur kontakte ndër vite me Sali Berishën dhe se kontributi i saj në Partinë Demokratike ka qenë për njohjen dhe respektin që ka për figurën e Berishës.
Ndër të tjera ajo thotë se dëshiron të angazhohet dhe të kontribuojë për PD, pas eksperiencave që ka kaluar në karrierë në Shqipëri por edhe në Zvicër.
Floriana Garo: Gjatë qendrimit tim në Zvicër vendosa të kthehesha në Shqipëri dhe të kisha angazhim në PD. Desha të jepja kontributin tim, jo vetëm si gazetare por dhe si një person tjetër me eksperiencat e mia në Zvicër. Unë jam e djathtë dhe kontributi, për PD ka qenë për njohjen, vlerësimin dhe respektin që kam pasur për Sali Berishën. Kam pasur kontakte ndër vite me Berishën.
Teksa flet për Foltoren, Garo thotë se në njerëzit nuk shprehin lirshëm mendimet e tyre. Sipas saj Foltorja vjen për t'i thënë qytetarëve, mos të kenë frikë të shprehen lirshëm.
Floriana Garo: Nuk duhet të harrojmë se cila është esencae PD. Njeriu ka nevojë ta shprehë mendimin lirshëm, pa pasur frikë se do ta heqin nga puna. Shikojmë se sa të ndryshuar janë njerëzit dhe nuk e shprehin lirshëm për çfarë shërben e djathta, të ngrenë zërin e tyre. Për këtë arsye vjen foltorja.
Megjithatë ajon thotë se në fillim të Foltores hezitoi të angazhohej me PD-në, për shkak të shpalljes "non-grata" të Sali Berishës nga SHBA.
Floriana Garo: Në fillim të Foltores pata stepie, për shkak edhe te "non gratës". Por duke parë mbështetjen që Berisha ka me demokratët, pavarësisht se çfarë vjen nga jashtë kjo është situata jonë e brendshme. Njerëzit nuk duhet të tremben. Njerëzit kanë nevojë të flasin. Se sa shumë i kanë mbetur mendimet pan thënë gjatë 8 viteve që Basha ka pasur udhëheqjen e PD.
Berisha jashtë politikës
Florian Garo: Është intersant. Berisha arrin ti psikologjis njerëzit dhe të gjej tema nga më të ndryshme për të diskutuar. Berisha është një ndër njerëzit më të ditur dhe më të lexuar që kam takuar ndonjëherë. Është shumë i lidhur me Shqipërinë. Është një ndër njerëzit më të rrallë që të jep hapësirë për të folur.
Në zgjedhjet e 25 prillit, Floriana Garo ishte zëdhënësja e fushatës elektorale të demokratëve.
