E hëna nis me reshje të dobëta por moti përmirësohet nga mesdita  

Paraditja e kësaj të hëne paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të cilat herë pas here do të pësojnë zhvillim duke sjellë shira të pakët nëpër të gjithë vendin tonë.

Ndërsa gjatë mesditës dhe pasdites parashikohet që kushtet e motit të përmirësohen gradualisht, duke larguar reshjet nga pjesa më e madhe e territorit shqiptar. 

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 23°C.

Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Lindor-Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.