Publikohen pamjet e aksidentit tek “21 Dhjetori”, momenti kur 30-vjeçari përplas për vdekje efektivin Cenollari e mikun e tij
Mëngjesin e 11 nëntorit, sotëm në zonën e "21 Dhjetorit" dy makina u përfshinë në aksident, ku si pasojë Luan Cenollari dhe Ali Bejo humbën jetën.
Në videon e siguruar nga Euronews, shihet se momenti kur efektivi Luan Cenollari vijon rrugën së bashku me, Ali Bajon që ishte pasagjer në makinën e tij.
Ndërkohë në momentin që sapo po kalonte kryqëzimin, Emirjan Doko që ishte me shpejtësi skëterrë merr përpara mjetin e Cenollarit.
Në momentin e aksidentit ka qenë dhe një makinë policie, që për pak ka shpëtuar pa u përfshirë në aksident.
Makina "Citroen" drejtohej nga Emirjan Doko e ndësa në mjetin "Hondai" drejtohej nga polici i burgjeve Luan Cenollari dhe Ali Bejo.
Mjeti "Citroen"që drejtohej nga Emirjan Doko po vinte nga “Pallati me Shigjeta” në drejtim të qendrës ndërsa "Hondai" nga fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit.
Pas verifikimeve paraprakë është arritur në rezultatin se Doko ishte në gjendjë të dehur dhe nuk ka respektuar asnjë sinjalistikë rrugore qoftë edhe semaforin, ndaj me shpejtësi të lartë u përplas më mjetin tjetër.
Polici i burgjeve Luan Cenollari gjeti vdekjen në vend, ndërsa pasagjeri Ali Bejo sipas policisë ka ndërruar jetë në spital.
