Driloni, “magjik” në vjeshtë, destinacion fundjave për ata që kërkojnë qetësinë në natyrë

Driloni në Pogradec është i bukur në çdo stinë, por në vjeshtë pamja e ngjan si pikturë. Edhe këtë fundjavë, parku ishte destinacion për ata që kërkonin një selfie me mjellmat apo qetësinë dhe ajrin e pastër të natyrës.

Kjo ishte pamja e Drilonit këtë fundjavë të dytë të nëntorit. Temperaturat e ngrohta bënë që parku të mbushej nga vizitorët.

Reflektimi i ngjyrave të arta të vjeshtës në katërtësinë e ujërave të liqenit ngjan si pikturë.

Shëtitje mes ajrit të pastër dhe vozitja me varkë mes mjelmave që notojnë shkujdesur të mësuara me praninë e njerëzve.

Fëmijë, të rinj e të moshuar i japin gjallëri.

Ata që kanë jetuar në Pogradec, i mbeten besnikë.

"Ushqimin nuk diskutohet por natyra dhe njerëzit na bëjnë të vijmë shpesh herë këtu. Kemi nostalgji dhe të shoqërisë së vjetër që kemi pasur këtu."

Arsyet që të çojnë në Drilon mund të jenë të shumta. Por të gjithë vizitorët bëhen bashkë në një qëndrim.

Vendi është e bukur, por kërkon më shumë vëmendje.

"Duhet të punohet më tepër pëër pastërtinë."

Vitin tjetër ky vend pritet të ketë një pamje tjetër. Për pak ditë aty pritet të nisë investimi për Parkun Ujor Drilon-Tushemisht.