“Varfëria, pasojë e egoizmit”, Masafra: Kriza e përshkallëzuar ekonomike po rëndon situatën

Në ditën e pestë botërore të varfërve, Kisha Katolike shqiptare përcolli mesazhin e solidaritetit më të pamundurit, duke përmendur krizën ekonomike, pandeminë dhe tërmetin si ndikues në përkeqësimin e gjendjes së tyre. Arqipeshkvi i Shkodrës, Angelo Masafra, kërkoj prej institucioneve shtetërore politika mbështetëse për këtë kategori.

“Varfëria nuk shkaktohet prej fatit, por është pasojë e egoizmit”, ky është mesazhi që kisha katolike shqiptare ka përcjellë në ditën e pestë botërore për të varfrit.

Nga Shkodra, Arqipeshkvi Angelo Masafra ngriti shqetësimin për rritjen e çmimeve të produkteve bazë të shportës.

“Tërmeti, pandemia, kriza e përshkallëzuar ekonomike, që ndihet tek rritja e çmimeve të prodhimit e kanë shtuar numrin e parregullsive morale e shoqërore që sigurisht shkaktojnë gjithnjë e më shumë forma të reja varfërie, si pasojë e aktorëve ekonomikë e financiarë të paskrupullt, të privuar nga çdo ndjeshmëri njerëzore e përgjegjësi shoqërore."

Mesazhi i i peshkopëve të kishës katolike në Shqipëri i drejtohet qeverisë.

 “Ky mesazh i drejtohet Qeverisë,Kuvendit të Shqipërisë,Institucioneve financiare vendase dhe ndërkombëtare, Bashkive të vendit, që të mbështesin dinjitetin e të varfërve dhe nevojtarëve. Kështu, le t’i kundërvihemi të gjithë së bashku kulturës së indiferencës, padrejtësisë dhe përjashtimit. Viktimat e para të kësaj kulture janë pikërisht të varfrit, nevojtarët e të mënjanuarit.”

Këtomesazhendërgjegjësuese u përshëndetën nga presidenti Ilir Meta, i cili përmes një statusi në ‘Facebook’, u shpreh se nevojiten politika të përgjithshme ekonomike në interes të qytetarëve.

 “Nevojitet një politikë e përgjegjshme ekonomike në interes të qytetarëve, që lufton varfërinë, garanton përfshirjen e plotë sociale, mbështetjen e të pamundurve dhe integrimin e tyre në shoqëri dhe që ndalon shpopullimin e vendit!”