“Pazari” i Dibrës, jo në Kukës, protesta kundër HEC-it të Skavicës: Përmbyt 32 fshatra me 12 mijë banorë
Banorë të Dibrës protestuan këtë të dielë kundër projektit për ndërtimin e ‘HEC’ të Skavicës, që parashikohet të përmbysë 32 fshatra me rreth 12 mijë banorë. Përfaqësues të shoqatës për mbrojtjen e Luginës së Drinit të Zi thanë se nuk mund të lejojnë që pazari për përmbytjen e Dibrës të bëhet në Kukës.
Qytetarë të Dibrës iu përgjigjën thirrjes së shoqatës për mbrojtjen e Luginës së Drinit të Zi në një protestë kundër ndërtimit të Hidrocentralit Skavica pa konsultime më parë më banorët që preken.
Me pankarta në duar, ata thanë argumentet kundër Hidrocentralit që përmbyt 32 fshatra, me rreth 12 mijë banorë.
“Mund të përfitojë ndonjë person ndoshta dhe shteti por dibranët kurrë.”
Kryetari i shoqatës mbrojtjen e Luginës së Drinit të Zi ha se nuk mund të pranohet që vendimet për Dibrën të bëhen Pazar në Kukës.
"Aty kanë nisur punimet. Dibra mbytet dhe vendimet merren në Kukës”.
Banorët firmosën edhe një peticion që do t’i dërgohet qeverisë dhe Ambasadës së SHBA në Tiranë
“Nuk jemi kundër Amerikës, jemi pro vlerave amerikane."
Protestës në Bulevardin “Elez Isufi”, të Peshkopisë, iu bashkuan edhe intelektuale, historianë e ekspertë mjedisi të cilët theksuan problematikat që sipas tyre do të shkaktojë ndërtimi i Hidrocentralit të Skavicës

