Basha uron Kosovën për zgjedhjet lokale: Leksion demokracie
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Nëntor 2021, 23:01
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka përgëzuar procesin zgjedhor në Kosovë, duke thënë se edhe këtë herë Kosova përcolli leksion demokracie
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, kryedemokrati u ka uruar suksese kandidatëve të zgjedhur në komuna.
Lulzi Basha: Urime Kosovë për leksionin e demokracisë që percolle edhe në këto zgjedhje! Suksese kryetarëve të zgjedhur në misionin e tyre në shërbim të qytetarëve të Kosovës dhe përmirësimin e kushteve të jetës së tyre. Respekt për të gjithë kandidatët që treguan qytetari në këtë garë.
