Kryqëzimi i “vdekjes” në Rubik, mungesa e sinjalistikës dhe fushëpamjes, shkak për aksidente
Për shkak të numrit të lartë të aksidenteve të shkaktuara nga mungesa e sinjalistikës dhe fushë pamja e kufizuar nyja lidhëse e qytetit të Rubikut me Rrugën e Kombit konsiderohet nga banorët si “kryqëzim i vdekjes”. Si zgjidhje banorët e zonës kërkojnë ndërtimin e një lidhje të re me autostradën në anën veriore vetëm për të hyrë në qytet.
Kryqëzimi i Rubikut është një prej njollave të zeza të aksidenteve rrugore në Rrugën e Kombit.
Pjesët e mjeteve të shpërndara në zonë janë dëshmia e përplasjeve fatale.
"Këtu ka ndodh aksident, ka vdekur një drejtues mjeti. Mund të kishin vdekur dhe të tjerë."
Ky kryqëzim duhej të përdorej vetëm si pikë dalëse nga Rubiku për në Rrugën e Kombit, por në mungesë të sinjalistës, shumë drejtues automjetesh e përdorin edhe për të hyrë në qytet.
"Është e ndaluar për të hyrë por nuk është e ndaluar me sinjalistikë. Të gjithë mjetet që futen në Rubik e kanë të pamundur të zbatojnë rregullat e qarkullimit."
Kjo manovër e gabuar dhe mungesa e fushëpamjes në dy anët e Rrugës së Kombit po prodhon viktima.
Banorët e Rubikut kërkojnë ndërtimin e një lidhje me autostradën në anën veriore që të përdoret vetëm për hyrë në qytet, si zgjidhje.
"Duhet të hapet në krahun e djathtë kjo rrugë."
"Duhet një degëzim, me shumë pak kosto qytetarët e Rubikut zgjidhin një problem, nuk vdesin njerëz."
Segmenti i Rrugës së Kombit nga Miloti në Rrëshen ka problematika të shumta në të gjithë gjatësinë e tij dhe në vazhdimësi aty janë shënuar aksidente me pasoja në jetë njerëzish.

