Rama uron kandidatin e LDK: Kurioz për impaktin që do të ketë në Prishtinë një kryebashkiak arkitekt

Kryeministri Edi Rama, ka uruar për fitoren kryetarin i ri të Prishtinës Përparim Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë së Shqipërisë shprehet kurioz për impaktin që do të ketë në Prishtinë një arkitekt.

Edi Rama: Shumë kurioz për impaktin që do të ketë në Prishtinë një kryebashkiak arkitekt, risi interesante në një realitet sfidues! Urime Përparim Ramës dhe mbarësi e sukses atij dhe të gjithë të zgjedhurve të rinj në krye të komunave të Kosovës.