Zona “Kodra e Priftit” e harruar prej vitesh, banorët: Bashkia kujtohet vetëm në kohë fushate
Banorët në rrugën "Gjon Simoni" ose e njohur ndryshe si "Kodra e priftit" prej vitesh vuajnë si pasojë e rrugës. Me ardhjen e dimrit kalimi në këtë rrugë bëhet tejet i vështirë, ndërsa banorët apelojnë për vëmendjen e Bashkisë.
Stina e dimrit tashmë po vjen, ndërsa banorët në rrugën "Gjon Simoni" janë të shqetësuar për aksin e tyre i cili është në gjendje të degraduar.
Kalimi në këtë aks është shqetësuese dhe për drejtuesit e mjeteve.
Rruga ka më shumë se 20 vite që nuk ka parë asnjë investim.
“Shumë keq është, për fushatë vijnë marri votat dhe ikin e nuk vijnë më. Njëherë në katër vjet. Kur bje shi bëhet kanal. Nuk kalohet as me makinë e as me këmbë. Kur bie shi me çizme."
Të vetmin investim e kanë bërë vetë banorët.
“Nuk është vënë dorë vetëm se çfarë kemi bërë në mënyrë private. Institucionet ta shohin me një sy tjetër. Ne i kemi kryer të gjithë detyrimet tona. Për rrugën nuk duan ta dinë fare se ekzistojmë si komunitet.”
Banorët e kësaj lagje e njohur ndryshe si "Kodra e priftit" prej vitesh e kanë ngritur si shqetësim, por ende nuk është marrë asnjë masë ndaj apelojnë për vëmendje.

