‘E prisja humbjen e Shqipërisë”, modelja: Lojtari im i preferuar është Broja, po të ishte në fushë...



Në emisionin “Ora Sport” në RTV Ora, është komentuar ndeshja Shqipëri- Angli, ku kjo e fundit doli fituese.

Modelja Klarisa Prenga është shprehur se e priste humbjen e Shqipërisë pasi sipas saj  Anglia është skuadër e fortë.

Klarisa Prenga: Unë e prisja humbjen pasi Anglia është skuadër shumë e fortë, gjithmonë kemi pasur humbje. Kemi pësuar 14 gola në 5 ndeshje dhe kemi shënuar vetëm 1. Nuk kishte bashkëpunim në mesfushë, mbrojtja ishte e pasigurt. Nuk më pëlqeu fare.

Klarisa Prenga: Më tej shprehet se lojtari i saj i preferuar është futbollisti Armando Broja, ndërsa shton se po të ishte ky i fundit në lojë, loja do ishte ndryshe.

Klarisa Prenga: Lojtari im i preferuar është Armando Broja, nëse do ishe ai do ishte disi më mirë.