Ruci i jep këshilla Uzunit: Duhet të vish në nivelin e Kombëtares, ja si veprohet një për një me portierin

Kombëtarja shqiptare ka zhgënjyer në ndeshjen me Anglinë, duke sjellë pakënaqësi në radhët e tifozëve. I ftuar në një lidhje direkte me emisionin “Ora Sport“ në “RTV ORA , Vasil Ruci ka komentuar duelin e së premtes të kuqezinjve.

“Duke pasur parasysh që vinim me skemën 3-5-2 që në fillim ishim inferior. Për 10 minuta 20% e ekipit doli jashtë, u ndërrua. 
Ekipi jonë tani për tani ka filluar të krijojë liderin. Padyshim lideri kryesor është Gjimshiti dhe lideri në rritje është Broja. Këta të dy lojtarë mungonin.

Reja duhej të ishte treguar më shumë fanatik. Njerëzit duhet të mendonin më shumë se si të mbroheshin dhe të kundërsulmonin. Jo të luanin me dy në sulm që nuk arrinin as të presonin.

Ruci i ka dhënë edhe një këshillë për Myrto Uzunin, i cili për të disatën herë humb në rast një për një me portierin.

"I jap një këshillë Uzunit. Në përgjithësi sulmuesit, sidomos kur janë vetëm me portierin, nxitohen. Kjo situatë zgjidhet duke gjuajtur me dy kohë. Në kohën e parë bën sikur gjuan dhe në kohën e dytë gjuan. Uzuni duhet të vijë në nivelin e ekipit kombëtar“, ka thënë Vasil Ruci.