Video/ Momenti prekës kur Daliç qan si “fëmijë” për kualifikimin e Kroacisë
Në Split, Kroacia arriti një kualifikim dramatik ndaj Rusisë duke siguruar një vend direkt për në Botërorin e Katarit.
E gjitha është meritë e trajnerit Zlatko Daliç i cili arrin të drejtojë ekipin ballkanas për herë të tretë radhazi në një event të madh pas Botërorit 2018, Euro 2020 dhe tani Botërorit të Katarit.
Daliç i cili është kritikuar shumë për fillimin katastrofik të eliminatoreve nuk ishte aq shpërthyes në fund të ndeshjes pasi kamerat e kapën në një moment shumë prekës.

Ai po qante si “fëmijë” sigurisht nga lumturia dhe fakti që pas shumë sakrificash bëri të mundur çuarjen e Kroacisë në Botëror.

Pamjet bënë xhiron e rrjeteve sociale ndërsa ai u përkul edhe para tifozëve për të cilët tha se meritonin shumë një kualifikim të tillë./Ora News/.