Video/ Kosovari që jeton në Gjermani kujdeset për merimangat në shtëpi: Frika më është kthyer në relaks

Një shtetas kosovar i cili jeton në gjermani ka rrëfyer një histori që për shumicën prej nesh mund të duket e çuditshme.

Ai ka thënë se një pjesë të shtëpisë mban merimanga, kujdeset për to dhe nuk e lejon gruan ta fshijë atë pjesë të shtëpisë.

"Është një problem këtu se kur e shikon merimangën është në rregull, e di që po e shikon. Por, në momentin që fshihet atëherë duhet t'ia kesh frikën sepse nuk e di ku ndodhet. Kjo është ajo loja që unë mundohem ta bëj çdo mëngjes dhe vërtet është një lojë interesante që të bën të jesh pozitiv. Është vetëm një vend në shtëpi që unë e ruaj që mos e fshijë gruaja, nuk kam merimanga në gjithë shtëpinë."

Ai tha se më herët ka pasur fobi nga merimangat, por tani me kalimin e kohës pjesën e frikës e ka marrë si një sfidë për t'u relaksuar.

"Frika më është kthyer në relaks," thotë ai.