Buxheti 2022, të hënën parlamenti në seancë maratonë, priten përplasje PS-PD
Të hënën do të zhvillohet seanca maratonë në Kuvend ku do të diskutohet në parim projektligji “ Për buxhetin e vitit 2022”. Seanca do të nisë në orën 10:00 ndërsa do të vazhdoje edhe të martën e 16 nëntorit.
Të hënën kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në një seancë maratonë për të diskutuar ligjin kryesorë të vendit, “buxhetin për vitin e ardhshëm” .
Projekt buxheti në muajt e fundit ka mbajtur peshën e debatit politik duke prodhuar debate dhe përplasje mes mazhorancës dhe opozitës.
Partia Socialiste flet dhe projekton të dhëna pozitive në ekonomi, ndërsa sipas tyre buxheti i përgjigjet situatës së krijuar nga pandemia, tërmeti e së fundi edhe kriza energjitike përfshirë rritjen e çmimit të hidrokarbureve.
Qeveria zotohet për ulje të borxhit publik në nivelin e 78.9%, pas rritjes së tij në 80%.
Gjithashtu parashikohet rritja e të ardhurave ndërsa qeveria thotë se do të ndihmohet ecuria pozitive e aktivitetit ekonomik në vend, miradministrimit fiskal si dhe në uljen e informalitetit në ekonomi.
Sa i takon shpenzimeve, ato do të mbështesin një sërë investimesh publike me në fokus procesin e rindërtimit dhe projekte të tjera infrastrukturore në ndërtimin e rrugëve, aeroporteve, investime në ujësjellës kanalizime si dhe në sektorë të tjerë.
Ndër të tjera, projektbuxheti 2022 parashikon rritje të pagave për arsimtarët e mjekët, si dhe indeksim të pensioneve.
Në bazë të njoftimit të kuvendit seancë do të mblidhet të hënën e 15 nëntorit dhe do të vazhdoje edhe në datën 16 nëntor deri në miratimin në parim të buxhetit.
Buxheti për vitin e ardhshëm është në masën 537 miliardë lekë.

