Infektohet me Covid-19 i penduari i drejtësisë në burgun e Drenovës, Luftar Reçi
Nga Iris Rezhda Përditësimi i fundit 13 Nëntor 2021, 11:05
Covid-19 ka prekur edhe të penduarin e drejtësisë Luftar Reçi. I penduari vuan dënimin në burgun e Drenovës.
Ai ka dhënë detaje për 2 vrasje të bujshme ku përfshihej Emiljano Shullazi dhe Lul Berisha, ndërsa mësohet se është infektuar me Covid para pak ditësh.
Ditën e djeshme ai është transportuar drejt spitalit të Korçës, ku po merr mjekim më të specializuar.
Në burgun e Drenovës ka ende të prekur me Covid por shifrat nuk bëhen me dije nga ky institucion.
Më herët 3 prej të dënuarve janë dërguar në Tiranë për shkak të gjendjes shëndetësore.
