Plas te PSG. Arrestohet futbollistja, dërgoi dy persona për të dhunuar shoqen e skuadrës!
Një ngjarje sa e shëmtuar por dhe shokuese ka tronditur Francën e jo vetëm. Ish kampionia e Europës me Barcelonën, Kheira Hamraoui është sulmuar të enjten e kaluar duke u rikthyer në shtëpi nga dy persona qe i kane shkaktuar disa plage por ajo që e bën dramatike situatën është fakti që dërguesja e dhunuesve ishte pikërisht shoqja e skuadrës, Aminata Diallo.
Madje kjo e fundit ishte në makinë me shoqen e saj të skuadrës dhe siç mësohet ajo ka dërguar dy personat e maskuar për të dhunuar “shoqen” e skuadrës.
Sot policia franceze ka arrestuar porositësen, futbollisten e PSG-së, Aminata Diallo e cila po mbahet në paraburgim deri në daljen para gjykatës.
“Paris Saint-Germain mund të konfirmojë se Aminata Diallo është në paraburgim policor në shërbimin rajonal të Versajës pas sulmit ndaj një prej lojtarëve të klubit të enjten. PSG dënon absolutisht dhunën dhe ka marrë të gjitha masat për të siguruar shëndetin, mirëqenien dhe sigurinë e të gjithë ekipit të femrave”, shkruan në reagim ekipi francez.
Ndërkohë që dje, mesfushorja 31-vjeçare, Hamraoui, nuk luajti në ndeshjen e Champions League kundër Real Madrid për arsye personale dhe u zëvendësua pikërisht nga Diallo. Siç aludohet në shtypin francez, pas kësaj ngjarjeje të shëmtuar qëndron rivaliteti dhe xhelozia mes futbollisteve, më shumë te Diallo që ka porositur sulmin fizik./Ora News/.
