Udhëton duke xhiruar, blogerja: Më paragjykuan kur ika në Arabi, s’kam qenë mirë psikologjikisht
Të jesh blogere në botë por edhe në Shqipëri tashmë është një trend. Sot në studion e “Jeto me Orën” ishte e ftuar blogerja Adisa Gjomemo dhe blogerja Afrodita Raskaj nga Prizreni. Ato treguan fillimet e tyre të vështira dhe sesi kanë arritur në suksesin që kanë sot.
Edhe pse ka studiuar administrim biznesi& marketing Adisa tregoi se tashmë është përkushtuar tek kanali i saj në Youtube dhe në rrjetet sociale. Madje fillimet e saj kishin qenë mjaft të vështira për të.
“E nisa nga Arabia të gjithën si shaka, edhe pse në atë periudhë nuk kam qenë në gjendje të mirë shëndetësore dhe psikologjike, por miqtë e mi ishin shtysa më e madhe për mua” u shpreh blogerja.
Ndërsa Afrodita Raskaj ose ndryshe siç e njohin të gjithë si nusja e famshme e Tik-Tokut tregoi se pandemia ishte një periudhë ku ajo nisi gjithçka, si fillim me publikimin e video duke bërë make up e më pas me dasmën e saj e cila tërhoqi tepër vëmendje. Ndër të tjera Afrodita tregoi se familja e saj ende nuk është mësuar me iden se ajo publikon video gjithë kohën.
”Babi e ka pasur pak më të vështirë që ta pranojë nga familja, dhe ende nuk jan mësuar me këtë ide” u shpreh ajo në një lidhje në Viber.
Ndërsa Adisa tregoi se edhe paragjykimet në fillimet e saj kanë qenë të shumta.
"Edhe pse udhëtonim me familjen kisha shumë paragjykime, në një udhëtim në Arabi që isha me një mikeshë mora komente të tilla që ja dy vajza që shkojnë vetëm te sheikët” u shpreh blogerja. Adisa tregoi se ka edhe momente që kur është duke bërë video ndihet e mërzitur.
“Më ndodh shpesh të mërzitem duke bërë video i ndalojë ato qaj qaj qaj e më pas vendos pak make up dhe i rinis”- përfundoi Adisa.
