Memaj: Plotësimi i kërkesave na jep siguri për të përmirësuar kushtet në transportin publik

Dashnor Memaj Kryetari i Shoqatës së Transportit Urban dhe Interurban kërkoi nga qeveria një politikë të mirëfilltë ekonomike, si nga strukturat shtetërore por edhe nga ne  që të shohim se si do të jetë vazhdimësia e këtij sektori.

Në një intervistë me gazetaren Sonila Musai, në studion e Ora Neës Memaj pohon se bashkia dhe institucionet përkatëse duhet të ishin mobilizuar që nga periudha kur shoqata protestonte për hapjen e transportit.

Dashnor Memaj: Natyrisht që edhe për ne edhe për qeverinë qendrore dhe atë lokale qytetarët janë shqetësimi më i madh në këtë fazë që jemi. Por kjo është e lidhur zinxhir me situatat e krijuara. Jo vetëm Bashkia por të gjitha institucionet duhet të viheshin më shumë në lëvizje që nga periudha që ne protestuam për hapjen e transportit e deri tani. Natyrisht që për një periudhë 2 vjeçare nuk kemi parë asnjë lloj indicie financiare nga asnjë lloj institucioni përveç DPSHTRR-së që ka dhënë një ndihmë financiare për punonjësit e transportit por jo për operatorët. Nuk kemi pasur ndonjë indicie ekonomike që edhe ne të ishim më të sigurt për të vazhduar dhe për të pasur një shërbim më të mirë. Ne jemi në pritje. Duhet një politikë e mirëfilltë ekonomike si nga strukturat shtetërore por edhe nga ne bashkarisht që të shohim se si do të jetë vazhdimësia e këtij sektori.