Ramos del në stërvitje dhe shmang “divorcin”. Zbulohet paga marramendëse

Sergio Ramos ishte në fije të perit te Paris Saint Germain. Mbrojtësi spanjoll i cili firmosi në verë një kontratë 2-vjeçare me klubin francez si një lojtar i lirë pas lirimit nga Real Madrid, ende nuk ka zhvilluar një ndeshje dhe zërat e fundit flisnin për një “divorc”.

Por duket se problemet fizike janë drejt fundit dhe Ramos ka zhvilluar stërvitjen e parë kolektive me grupin për herë të parë që nga Shtatori.

35-vjeçari ishte nën presion pasi koha e gjatë e mungesës mund të shtynte drejtuesit të prishnin kontratën dhe tani lojtari është i etur për të luajtur dhe synon ta bëjë përpara fundit të Nëntorit.

Ndërkohë shtypi francez ka zbuluar edhe pagën e lojtarit spanjoll i cili përfiton jo pak por 6 mln Euro neto në sezon pa llogaritur bonuset e ndryshme. Mbrojtësi 35-vjeçar i afrohet pages së Donnmarummas kur ndërkohë ende nuk ka luajtur njëndeshje dhe nëse nuk e bën shpejt, nuk është çudi që PSG ta largojë!/Ora News/.