Xavi vendos 7 rregulla për të ringritur Barçën. Kush i shkel, dënohet

Xavi Hernandez e ka nisur shumë seriozisht punën te Barcelona dhe që në fillim ua ka bërë të qartë lojtarëve se duhen ndjekur disa rregulla që për dike janë normale por për disa lojtarë edhe të tepruara.

Trajneri i Barcës mendon se këto rregulla do të ndihmojnë ekipin të rikthehet në atë skuadër të shkëlqyer që fitoi gjithçka teksa më poshtë janë edhe ato që ka vendosur ai për t’u respektuar nga lojtarët dhe stafi njëkohësisht.

1-Lojtarët duhet të mbërrijnë në seancën stërvitore 1 orë e 30 minuta përpara për të ngrënë mëngjes dhe për të diskutuar me njëri-tjetrin dhe me stafin. Stafi do të duhet të arrijë 2 orë më herët për t'u përgatitur për seancën dhe për të dhënë shembull.

2-Lojtarët do të duhet të hanë në mensën e klubit dhe të respektojnë një program ushqimor të hartuar nga specialistët e klubit, në mënyrë që të kenë një dietë të mirë dhe një gjendje fizike optimale, për të shmangur dëmtimet e panevojshme.

3-Gjoba për lojtarët që do të vijnë vonë. Për shembull, vonesa e parë do të kushtojë 100 euro, pastaj e dyta 200 euro, e treta 400 euro e kështu me radhë, progresisht në rritje.

4-Ndalimi i kthimit të lojtarëve në shtëpi pas mesnate, 48 orë para ndeshjes. Praktikisht jo jetë nate kur ke një ndeshje në 48 orë.

5-Për udhëtime private, lojtarët duhet të njoftojnë klubin përpara një fluturimi të gjatë dhe mbi të gjitha të marrin dritën jeshile nga trajneri.

Disa aktivitete të tilla si surf dhe madje edhe biçikletat elektrike janë të ndaluara, me denim pushim nga puna.

6-Lojtarët janë ambasadorët e klubit dhe do të duhet të japin shembull duke treguar respekt në public dhe mbi të gjitha ndaj tifozëve.

7-Kthimi në meritokraci, luaj vetëm ai që e meriton te Barcelona./Ora News/.