Shikoni pamjet. Dëmtim shokues për mbrojtësin e Benficës, jashtë për 8 muaj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Nëntor 2021, 10:27
Në kampionatin portugez po bëhet një luftë e ashpër për kreun mes tre ekipeve më të forta. Porto kryeson me 29 pikë po aq sa Sportingu teksa Benfica ndjek me 28 pikë. Këta të fundit morën një fitore të rëndësishme në fundjavë ndaj Bragës me rezultatin e thellë 6-1 por me pasoja të rënda.
Mbrojtësi Brazilian, Lucas Verissimo pësoi një dëmtim shokues në pjesën e parë me pamjet që bënë xhiron e botës. Mbrojtësi në ndjekje të rivalit vendos këmbën e djathtë shumë keq në tokë, e cila pothuajse thyhet plotësisht e në fakt ai duhet të operohet.
Të paktën 8 muaj do të qëndrojë jashtë ndërsa Benfica rikthehet në merkato për ta zëvendësuar. Shihni pamjet e dëmtimit të frikshëm./Ora News/.
lucas verissimo injury pic.twitter.com/0OmipjQ9Zq
— Den Domi (@DendomiDomi) November 9, 2021
