Ylli i Arsenalit: Isha i dobët, nuk më jepnin shanse. Reduktova çokollatat!
Emile Smith Rowe është një nga yjet e Arsenalit sot dhe 'Topçinjtë' duan që ai të jetë edhe në të ardhmen prandaj i dhanë numrin 10 në verë duke refuzuar ofertat deri në 30 milionë Euro për të. Mikel Arteta sapo mundi i dha pozicionin e titullarit në mesfushor dhe këtë sezon ai ka shënuar pesë gola dhe dy ka dhënë dy asiste, duke qenë një element kyç në ringjalljen e Arsenalit që tashmë po prek pozitat e një vendi në Champions League.
Por jo gjithmonë ka qenë kaq bukur për Smith Rowe, kërcimi i të cilit në elitë është shoqëruar nga shumë probleme në jetën të përditshme dhe siç zbulon ai, ushqimi ka qenë një problem për të.
"Përpara nuk haja mirë, nuk hidratohesha mirë... Më pëlqenin shumë çokollata dhe Nando's [ një zinxhir restorantesh]. U përpoqa të reduktoja në maksimum porositë me çokollata dhe ushqimet nga jashtë. Tani kam punësuar një kuzhinier personal që të kujdeset për dietën time dhe atë të familjes. Ka disa pjata me makarona. Gjithashtu, më parë nuk më pëlqente peshku, por tani ha salmon e të tjera. Nëna ime është ajo që zakonisht gatuan, por tani nuk e bën më” deklaroi lojtari anglez.
Ndërkohë që ai ka patur mundësi të luante edhe me Chelsean dhe Tottenham por për disa arsye nuk u konkretizuan.
“Shkova te Chelsea për tre ose katër javë në provë por isha shumë i vogël, shumë i dobët ... Ata ishin të gjithë shumë fizikë. Nuk e preka topin mjaftueshëm dhe as që u përfshiva, por këto gjëra ndodhin. Në Arsenal luanin më shumë topin dhe kombinoheshin me shokët e skuadrës. Edhe Tottenhami më donte kur isha 15 ose 16 vjeç, por nuk isha i interesuar, përkundrazi babai im është një tifoz i Spurs”, tha ylli i Arsenalit, Smith Rowe./Ora News/.
