Gjermania në alarm, një i infektuar me Covid. 5 lojtarë përfundojnë në karantinë
Në vigjilje të ndeshjeve eliminatore të Gjermanisë, e cila do të përballet me Liechtenstein dhe Armeninë, merr një lajm aspak të mirë.
Siç njofton shtypi gjerman dhe vetë Federata e Futbollit, një futbollist i kombëtares ka rezultuar me covid-19 në teste por ai nuk ka asnjë shenjë. Lojtari i prekur është i vaksinuar me të dyja dozat ndërsa për shkak ndoshta të qëndrimit me grupin e lojtarëve, autoritetet mjekësore kanë urdhëruar karantinimin e 5 futbollistëve të tjerë.
Lojtarët e izoluar do t’u nënshtrohen testeve të tjera të përditshme dhe në varësi të rezultateve do të qëndrojnë ose mund të largohen përfundimisht.
ℹ️ The health authorities have ordered five Germany players to quarantine after one of them came back positive for Covid-19 following last night's tests.#DieMannschaft pic.twitter.com/EW4T1bCGKg
— Germany (@DFB_Team_EN) November 9, 2021
Gjermania në fakt është kualifikuar në Botërorin e Katarit dhe dy ndeshjet e fundit janë formale për ta dhe këto mungesa nuk do të jenë problem i madh për trajnerin Hansi Flick./Ora News/.
