Gafë apo zbulon mungesën e madhe, Veseli: Broja nuk do të jetë!

Në konferencën për shtyp nga grumbullimi me kombëtaren, foli mbrojtësi Frederic Veseli. Mbrojtësi i Salernitanës u shpreh tepër i karikuar për dy sfidat e fundit por gjatë fjalës së tij tha diçka qe mund të konsiderohet edhe një zbulim sekreti. Teksa u pyet për mungesën e Gjimshitit, lojtari zbuloi edhe mungesën e madhe.

“Gjimshiti është mungesë e rëndësishme, ka shumë cilësi por do ta zëvendësojmë siç kemi bërë gjithmonë. Të gjithë jemi gati ta zëvendësojmë siç kemi bërë, edhe mungesa e Brojës është e rëndësishme”, deklaroi mbrojtësi kuqezi.

Menjëherë edhe konferenca u mbyll ndërsa misteri shtohet teksa trajneri Reja jo më kot më pas grumbulloi edhe Ernest Muçin, një ditë pas shpalljes së listës ku ishte edhe Armando Broja.

Ndërkohë në fjalën e tij, Veseli tha se skuadra ndihet mirë dhe se ai vet ka lënë pas problemet fizike.

“Atmosfera është shumë e mirë. është ëndërr për ne dhe kemi ende pak shanse për kualifikimin. Jemi ende pak të mërzitur për humbjen me Poloninë, ndoshta një barazim do të na jepte më shumë shpresa. Ndaj anglisë besojmë se do të bëjmë paraqitje të mirë, anë një nivel i lartë lojtarësh, kush do të ketë fat fiton. Kam kaluar covidin dhe më pas kalova probleme fizike, besoj se e kam treguar veten në anën fizike. Unë këtë javë jam stërvitur dhe kemi disa ditë kohë por unë jam gati për të luajtur. vendos trajneri”, u shpreh mbrojtësi I kombëtares./Ora News/.