Dua e do Kosovën pa viza, këngëtarja me famë botërore i kërkon KE-së lëvizjen e lirë

Dua Lipa është një nga ambasadoret më të mira të kombit shqiptar në arenën ndëërkombëtare. Teksa u vlerësua nga Këshilli i Atlantikut, këngëtarja kërkoi heqjen e kufizimit të lëvizjes së lirë për bashkëkombasit e saj në Kosovë.

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa në prani të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kërkoi liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Teksa pranoi Çmimin  e Lidershipit të Dalluar nga Këshilli i Atlantikut, Lipa tha se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për lëvizjen e lirë.

Fjalimin e saj ylli i muzikës pop e ka nisur në gjuhën shqipe duke i përshëndetur të pranishmit me fjalën “Mirëmbrëma”.

“Të rinjtë luftojnë për të gjetur punë dhe mundësitë e tyre pengohen nga kufizimet që e bëjnë të vështirë udhëtimin për punë ose kënaqësi. Pasi kemi përmbushur të gjitha kriteret, Komisioni Evropian në fakt ka rekomanduar liberalizimin e vizave për Kosovën për më shumë se tre vjet më parë. Pra, a mendoni se ne mund ta arrijmë atë tani?”

E cilësuar si një nga Ambasadoret më të mira të kombit shqiptar në arenën ndërkombëtare, Lipa ia dedikoi çmimin të rinjve të Kosovës.

Dua e do Kosovën pa viza, këngëtarja me famë botërore i

 “Janë vetëm 13 vjet të shkurtra në rrugëtimin tonë të pavarësisë. Dhe si pjesë e një komuniteti të fortë ndërkombëtar, ne do të lulëzojmë emocionalisht, ekonomikisht dhe kulturalisht. Është në gjenet tona. A nuk do të ishte e përshtatshme nëse Kosova të mund të lulëzonte përkrah fqinjëve tanë dhe të shëronte lëndimin e konfliktit të fundit? Me këtë vizion në mendje, e pranoj këtë çmim me mirënjohje për të gjithë të rinjtë e Kosovës”.

Në faqen zyrtare të Këshillit të Atlantikut thuhet se Dua Lipa është nderuar për zotimin e saj për një varg kauzash së filantropisë, përfshirë fuqizimin e gjeneratës së ardhshme të udhëheqësve e muzikantëve të Ballkanit.

Në ceremoni ishte e pranishme edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.