Bardhi: Berisha ka luajtur bllofin me demokratët, s’ka mbledhur 4200 firma. Demokratët s'kyçen në kasafortë

Sekretari i Përgjithshëm i PD, ka reaguar pasi në selinë blu janë dorëzuar 4200 formularë të delegatëve, të Partisë Demokratike. 

Në një deklaratë për mediat Bardhi është shprehur se ish-Kryeministri Sali Berisha ka luajtur bllofin me demorkatët pasi nuk ka arritur që të mbledhë 1/4 e firmave të delegatëve të PD. 

Më tej ai është shprehur se Berisha e di se si funksionon statuti dhe nëse do kishte mbledhur e din se ku duhen të dorëzohen. 

Gazment Bardhi: Pas 30 vitesh në PD, Sali Berisha i di shumë mirë rregullat si funksionon PD. Ajo që tha sot s’ka lidhje me statutin e PD dhe funksionimin demokratik të PD. U provua qartësisht se Sali Berisha ka luajtur një blof të madh me demokratët.

Ai nuk ka mundur të mbledhë ¼ për të vendosur në lëvizje procedurën për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Sepse ai e di mjaft mirë se nëse mblidhet ajo shumë kur dorëzohen firmat. Ajo që pamë sot është tallje e madhe për demokratët. PD është një institucion. Funksionon mbi bazën e statutit të PD dhe është fyerje e rëndë për çdo demokrat të pretendohet se mbahen sekret anëtarët e Kuvendit Kombëtar nga anëtarët e PD. Nuk ka fyerje më të madhe për demokratët, për të thënë se të dhënat anëtarëve të Kuvendit janë sekret.

Apeli im është i qartë. Cilido që kërkon funksionimin demokratik të PD, do të duhet të ndjekë procedurën sipas situatat të partisë. Demokratët e dinë procedurën, Sali Berisha e di edhe më mirë se një demokrat i thjeshtë procedurën e mbledhjen e institucioneve.  

Ai tha se nuk ka Kuvend Kombëtar pasi sipas tij për të mbledhur Kuvendin duhen 1/4 e firmave të demorkatëve. 

Gazment Bardhi: Nuk është arritur mbledhja e ¼ e delegatëve për mbledhjen e Kuvendit. Nuk ka kuvend. Kuvendi Kombëtar ka më shumë se 7 mijë anëtarë të tij dhe duhet për mbledhjen e Kuvendit duhet të mblidhet ¼ e më pas vijoj procesi deri në thirrjen e Kuvendit Kombëtar.

Ndaj statuti ka procedura një muaj kohë për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Procedura nuk zhvillohet duke mbyllur në kasafortë firmën e tyre. Demokratët nuk mbyllen në kasafortë.