Bardhi: Berisha ka shkelur nenin 42 të statutit të partisë

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi, vendimin që firmat e delegatëve të PD të verifikohen në ditën kur do tëmblidhet Kuvendi Kombëtar më 11 Dhjetor e ka konsideruar procedurë të shpikur.

Në një deklaratë për mediat, pak minuta pasi në selinë e PD nu dorëzuan 4200 firmat e delegatëve, Bardhi tha se Berisha ka shkelur statutin e partisë dhe se Këshilli Kombëtar nuk ka lidhje me organizimin e partisë.

Gazment Bardhi: Berisha ka shkelur nenin 42, që përcakton se është Sekretari i Përgjithshëm përgjegjës për organizimin e partisë. Sot papritur na u deklarua që anëtarët e kuvendit do t’i mbyllim në kasafortë  dhe do ti verifikoj kur të dua vet. Kjo është shkelje shumë e rëndë. Unë s’bëj se çfarë thotë Berisha por atë që thotë statuti. Statuti e përcakton shumë qartë. Ditën, orën dhe datën e përcakton Kryesia e Partisë. Nuk ka fyerje më të madhe se sa tallja që pamë sot me procedurën e shpikur jashtë çdo rregulli të funksionimit demokratik të institucionit të partisë.