FOTOLAJM/ Momenti kur Paloka merr në dorëzim 4200 formularët, ja kë dërgoi Berisha në PD

Sikundër edhe kishte lajmëruar, 4200 formularët e firmosur nga 4200 anëtarë të PD-së u dorëzuan mbrëmjen e sotme në selinë blu fill pas mbarimit të konferencës për media të Sali Berishës.

Formularët ju dorëzuan kryetarit të Këshillit Kombëtar Edi Paloka nga grupi përfaqësues i firmëtarëve  i përbërë nga Klevis Balliu, Edmond Spaho, Flamur Noka, Albana Vokshi, Aldo Bumçi dhe Indrit Hoxha.

Berisha u tha gazetarëve se formularët do të qëndrojnë në kasafortën e zyrës së Palokës për të ruajtur privatësinë e dhënave personale të firmëtarëve.

Poll

Verifikimi i tyre do të bëhet në Kuvend me 11 dhjetor. Të njëjtën gjë konfirmoi edhe Paloka për mediat pasi përcolli kolegët.

Edi Paloka: Po zbatojmë detyrimin ndaj delegatëve të Kuvendin për të mbledhur Kuvendin siç  e kanë kërkuar ata. Firmat janë depozituar në zyrën time. Nuk ka detyrim dhe asnjë institucion që të bëjë verifikimin e këtyre formularëve përveç Kuvendit të Partisë Demorkaitke. Procedura do të ndiqet edhe këtë herë. Një kërkesë të veçantë naga ata është që të ruhet fshehtësia e të dhënave të tyre.

Është e drejtë mbrojtja e të dhënave personale. Këto formularë do hapen ditën e Kuvendit të jashtzakonshëm, ku do të bëhet verifikimi një për një i mandateve. Unë jam jë nga ata që nuk ka firmosur, por do zbatojë kërkesën e Kuvendit. E drejta për të mbledhur Kuvendin është e delegatëve, ne kemi detyrimin që të ndjekim procedurat që Kuvendi të shkojë në zbatim. Do ketë një komision që të verifikojë mandatet.

  •    
    FOTOLAJM/ Momenti kur Paloka merr në dorëzim 4200 formularët, ja
    Berisha në konferencë 
  •    
    FOTOLAJM/ Momenti kur Paloka merr në dorëzim 4200 formularët, ja
    Berisha në konferencë 
  •    
    FOTOLAJM/ Momenti kur Paloka merr në dorëzim 4200 formularët, ja
    Deputetët dorëzojnë firmat

    Deputetët në zyrën e Palokës

  •    
    FOTOLAJM/ Momenti kur Paloka merr në dorëzim 4200 formularët, ja
    Deputetët në zyrën e Palokës