COVID-19/ Situata e alarmante në Gjermani, virologu: Gjendja më e keqe se një vit më parë

Situata e koronavirusit në Gjermani është e zymtë, me virologun Christian Drosten, që paralajmëron se gjërat janë shumë më keq se sa ishin një vit më parë.

Virologu i njohur gjerman vlerëson se ky dimër do të jetë i vështirë, pasi janë rastet me koronavirus janë rritur, duke mos  përjashtuar ashpërsimin e masave anti-Covid në vend.

“Për momentin jemi në gjendje emergjence ” , tha shefi i virologjisë në Qendrën Mjekësore Charité në Berlin, duke iu referuar numrit të pacientëve me komplikime Covid që janë të intubuar. “Duhet të bëjmë diçka”, shtoi ai .

Të vaksinuar plotësisht janë ata që marrin tre doza të vaksinës

Për Christian Drosten, ata që marrin tre doza të vaksinës Covid janë plotësisht të vaksinuar.

"Në vend që të vendosim kufizime në kontaktet sociale, ne mund të mbështetemi në dozën e tretë, përforcuese të vaksinës. Kjo është diçka që unë besoj. Megjithatë, programi i vaksinimit të dozës së tretë nuk po zhvillohet siç do të prisnim”, nënvizoI virologu gjerman.

“Të moshuarit duhet të vaksinohen për të tretën herë për të shmangur fatalitetin. Për të rinjtë, doza përforcuese e vaksinës është një mjet shpëtimi për të mbrojtur kundër transmetimit të virusit.  Në planin afatgjatë, objektivi ideal duhet të jetë që popullsia e një vendi të jetë vaksinuar me  tre doza", tha virologu,

Në të njëjtën kohë, Shoqata e Mësuesve Gjermanë njoftoi se numri i rasteve me koronavirus në shkolla po rritet ndjeshëm, duke tërhequr vëmendjen e mësuesve dhe prindërve.