Habit 11-vjeçari: Jam nga Marsi, rilinda në Tokë për të shpëtuar njerëzimin nga fundi i botës

Një 11-vjeçar nga Rusia pretendon së është nga planeti Mars. Ai thotë se rilindi në tokë për të shpëtuar njerëzimin nga apokalipsi bërthamore.

Inteligjenca e Boriska  e jashtëzakonshme e shoqëruar me njohuritë e tij të gjera për hapësirën ka mahnitur shkencëtarët në mbarë botën, shkruan "The Sun".

Sipas tij raca e tij u zhduk nga një konflikt bërthamor mijëra vite më parë. Ai thotë se ka frikë se mos planeti Tokë po shkon në të njëjtin drejtim.

Ai paralajmëroi se Toka do të përballet me të njëjtin fat si "populli i tij" dhe thotë se  është dërguar në një mision për të shpëtuar njerëzimin në Tokë.

Habit 11-vjeçari: Jam nga Marsi, rilinda në Tokë për

I riu thotë  se në jetën e tij të mëparshme ishte  pilot marsian që udhëtoi në Tokë, pasi planeti i tij u shkatërrua nga një luftë që shpërtheu midis dy grupeve të racës së tij.

Ai pretendoi se pavarësisht se ka pak të mbijetuar, disa ende ekzistojnë pasi kanë kuptuar se si të ndërtonin shtëpiza  dhe armë  mbrojtëse të reja.

Sipas Boriska, i cili e quan veten një ‘fëmijë indigo’, shumë marsianë janë të pavdekshëm dhe ndalojnë së plakuri në moshën 35 vjeçare, shkruan The Sun.

Ata janë shumë të gjatë, të avancuar teknologjikisht dhe të aftë për udhëtime ndëryjore.

Ai tha: "Më kujtohet ajo kohë kur isha 14 ose 15 vjeç. Marsianët bënin luftëra gjatë gjithë kohës, kështu që shpesh më duhej të merrja pjesë në sulme ajrore me një mikun tim."

Ai madje ka pohuar se sekreti i gjithë jetës njerëzore mund të “zhbllokohet” nga brenda Sfinksit të Madh të Egjiptit, pasi kishte fluturuar atje gjatë jetës së mëparshme. Nëna dhe mjeku i tij pretendojnë se filloi të fliste vetëm disa muaj pas lindjes, mund të lexonte, vizatonte dhe pikturonte deri në moshën një vjeç e gjysmë.

Boriska thotë se qeniet e tjera të llojit të  tij thithin dioksid karboni, kështu që nëse ata vijnë në Tokë, do të duhet të sjellin dioksid karbonin me vete,  që të mbijetojë.

Ai madje ka pohuar se sekreti i gjithë jetës njerëzore mund të “zhbllokohet” nga brenda Sfinksit të Madh të Egjiptit, pasi kishte fluturuar atje gjatë jetës së mëparshme.

Nëna dhe mjeku i tij pretendojnë se filloi të fliste vetëm disa muaj pas lindjes, mund të lexonte, vizatonte dhe pikturonte deri në moshën një vjeç e gjysmë.