Kryeministri i Holandës Mark Rutte sot vizitë zyrtare në Tiranë, zbardhet axhenda
Kryeministri i Holandës Mark Rutte do të zhvillojë ditën e sotme, 10 nëntor në një vizitë zyrtare në Shqipëri.
Ai do të pritet me ceremoni zyrtare nga kryeministri Rama dhe më pas do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Agjenda e vizitës së kryeministrit të Holandës, Mark Rutte në Shqipëri:
11.20 – Ceremonia e mirëseardhjes pranë Kryeministrisë
11.30 – Takimi i homologëve Rama-Rutte
11.55 – Takim i delegacioneve Holandë-Shqipëri
12.30 – Konferencë për shtyp e kryeministrit Rama dhe kryeministrit të Holandës, Rutte 14.00 – Vizitë në ambientet e Piramidës, për projektin e rijetësimit në një qendër teknologjie.
Ardhjen e kryeministri holandez në Tiranë, kryeministri Edi Rama e konfirmoi pak javë më parë gjatë një takimi në selinë e OKB-së.





