Korçë/ Covid-i në burgun e Drenovës, përkeqësohet gjendja shëndetësore, një i dënuar transportohet në Tiranë
Nga Iris Rezhda Përditësimi i fundit 8 Nëntor 2021, 10:22
Prej disa ditësh që prej infektimit me virus, ka shkuar në 3 numri i të dëbuarve të transportuar në spitalin e Tiranës.
Rasti më i fundit ishte ditën e djeshme me një të dënuar të sigurisë së zakonshme, i cili prej spitalit të Korçës u transportua me urgjencë drejt Tiranës.
Nga burime bëhet me dije se të 3 të dënuarit kanë shfaqur probleme me oksigjenin jashtë parametrave.
Ata po marrin mjekim më të specializuar në Tiranë, por ende janë në kushte jo të mira shëndetësore. Nga ana tjetër, vijon karantinimi në burgun e Drenovës për disa të prekur.
Ka revoltë te Man. United. Ronaldo me shokë kundër Solskjaer
8 Nëntor, 10:14


