Arrestimi i dy vëllezërve Rrushi e zhdukja e “Passatit” me të cilin u rrëmbye biznesmeni Rruzhdi Hoxha
Zbulimi i trupit të pajetë të biznesmenit Rruzhdi Hoxha, (më 6 nëntor 2021) ka sjellë arrestimin e menjëhershëm të Ferdinand Rrushit, për akuzën e “Vrasjes me paramendim”,”Fshehjen e kufomës”, “Kultivimin e lëndëve narkotike” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve”.
Një ditë pas tij, me 7 nentor 2021 është arrestuar dhe vëllai, Pajtim Rrushi. Ky i fundit është ndaluar për akuzën e “Kryerjes së veprimeve që zbulojnë zbardhjen e të vërtetës”.
Kjo pasi Pajtim Rrushi, dyshohet se ka fshehur dhe nuk tregon automjetin tip “Passat”, me të cilin Ferdinandi mori Rruzhdiun dhe më pas e vrau. Pajtim Rrushi, gjatë dëshmisë së tij në polici ka treguar se nuk mund ta tregojë se ku është makina tip “Passat”, pasi avokati i familjes, Alban Bengasi, u ka treguar që të mos tregonin vendndodhjen e makinës dhe dorëzimin e saj në polici, meson Ora News.
Frika se në makinë mund të ketë shenja gjaku të Rruzhdi Hoxhës, e bën akoma dhe më bindëse implikimin e Ferdinandit në këtë vrasje dhe zhdukjes së trupit të viktimës së tij.
Çuditërisht makina tip “Passat” ende nuk është gjendur nga policia e Tiranës, për shkak se ajo mbahet diku e fshehur apo është djegur në ndonjë vend ende që nuk është zbuluar. / Ora News/