"Tavolina pokeri, letra bixhozi , euro" Arrestohet 28-vjeçari në Gjirokastër, ushtronte lojëra fati në lokal
Një 28-vjeçar është arrestuar në Gjirokastër, pasi ushtronte lojëra fati në lokal.
"Shtetasi M. K. u arrestua pasi, nga informacionet e siguruara në rrugë policore dhe nga kontrolli i ushtruar në ambientin "Bar-Kafe", të administruar prej tij në rrugën "Studenti", u konstatua se ushtronte veprimtarinë e lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin, si dhe ky subjekt ushtronte aktivitetin pa u regjistruar në organet përkatëse", njofton policia.
Mësohet se policia ke sekuestruar një tavolinë pokeri, dy telefona , 160 000 lekë, 170 euro si edhe letra bixhozi.
I arrestuari identifikohet si Mikeliano Kalemaj, 28 vjeça, banues në Tiranë.
Ai akuzohet për veprat penale “Organizim i lotarive të palejuara", "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara" dhe "Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore".
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprat penale “Organizim i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore”.

