Apeli nuk pranon të lirojë avokatin, kërkoi 12 mijë euro për ekstradimin e një të dënuari
Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën "Arrest me burg" për avokatin Lavdosh Shehu.
Gjykata e Posaçme vendosi më 25 tetor masën e sigurisë "arrest me burg" pasi avokati akuzohet për ushtrim ndikimi të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.
Shehu kishte kërkuar 12 mije euro nga familja e Fatos Hysenit në mënyrë që të bënte të mundur sjelljen e tij në Shqipëri për të vuajtur dënimin në vendin tonë.
Hyseni është i dënuar në Itali dhe ndodhet i burgosur në vendin fqinj.
Që ne 2020 avokati i kishte marrë familjes se Hysenit 5 mije euro dhe te tjerat do t'i merrte kur të përfundonte puna.
Nëna e Hysenit fillimisht ka kërkuar që çështjen ta ndiqte emisioni Stop në TV Klan dhe me pasi i është drejtuar SPAK me kallëzim.
