Akuzohet se ngacmonte seksualisht 2 nxënëset e tij, pezullohet drejtori i shkollës Pogradec

Adriatik Haxhillari, drejtori i shkollës 9-vjeçare të fshatit Stropckë, i vënë në pranga të Shtunën me akuzën e ngacmimit seksual ndaj dy nxënëseve të mitura, u pezullua nga detyra, dy ditë pas zbulimit të skandalit të dyshuar në institucionin arsimor.

Drejtoria Vendore e Arsimit Parauniversitar të Korçës paralajmëroi këtë masë që ditën e shtunë, kur mësuesi 59 vjeçar u vu në pranga, dhe e ka zyrtarizuar këtë të hënë pezullimin deri në fund të hetimit.

Adriatik Haxhillari akuzohet prej të paktën dy javësh ka ngacmuar seksualisht dy nxënëset të shkollës së fshatit Stropckë, ku ai mbante edhe detyrën e drejtorit.

Sipas dëshmisë së të miturave, ai i ngacmonte gjatë orës së mësimit ose në ambiente te jashtme duke u bërë shenja!.

Ndërsa në orët e vona të mbrëmjeve i merrte në telefon ose i dërgonte mesazhe të cilat me pas i fshinte që siç thonë familjarët e vajzave kishin përmbajtje erotike.

"Llafe turpi i shkruante."

Skandali idyshuar seksual në shkollën e fshatit Stropckë, sërish nuk u denoncua nga nxënëset që dyshohet se u ngacmuan nga mësuesi, por u zbardh nga policia në rrethana të tjera.

Burimet thanë se ishte vëllai i njërës nga vajzat që zbuloi I pari mesazhet provokuese dhe shkoi t'i kërkojë llogari Adriatik Haxhillari.

Pas denoncimit, policia vuri në pranga mësuesin 59 vjeçar i cili të martën pritet të dalë para Gjykatës së Pogradecit për tu njohur me masën e sigurisë nën akuzën “ngacmim seksual.”

Vitet e fundit në shkollat shqiptare janë zbuluar disa raste tronditëse të abuzimit me nxënëse të mitura.

Akuzohet se ngacmonte seksualisht 2 nxënëset e tij, pezullohet