Kanalet që ndotin Durrësin, banorët: Situata është alarmante, askush nuk ndërhyn

Kanali kullimit në zonën e Plazhit të Durrësit është mbuluar plotësisht nga mbeturina të shumta dhe barishte, ndërsa ndotja ka arritur nivele alarmante.

Turistët përballën me këtë pamje sapo hyjnë në Durrës, ndërsa vendasit janë të alarmuar.

"Kanalet e ujërave të zeza derdhen në gjithë lagjen. Deri të Shkëmbi i Kavajës shkojnë të gjitha këto. Është katastrofë."

E njëjta panoramë Vjen edhe nga një tjetër lagje e Durrësit. Në Kënetë  kanal është kthyer në ferr për banorët e zonës, shtëpitë e të cilëve ndodhen pranë tij.

"Ka mbi 5, 6 muaj që nuk merren masa. Vijnë njëherë në fushatë, pastaj largohen prapë. Në mëngjes nuk dilet nga shtëpia, edhe në darkë. Shqetësimi është i vazhdueshëm. Bashkia e ndjek me fushatat problemin."

Kryetarja në Detyrë e Durrësit Emirjan Sako , thonë se e njeh problematikën, madje e ka parë me sytë e saj, por masa nuk ka marrë kurrë.

"Ne paguajmë taksa dhe shërbim nuk ka."

Në prag të dimrit, dhe reshjeve intensive të shiut zonat pranë kanaleve në Durrës rrezikojnë të përmbyten për shkak të bllokimit të tyre./Ora News/