Aksident në Korçë, “Benzit” i çahet goma dhe përplaset me kamionin, plagoset nëna e 2 fëmijët e mitur
Nga Iris Rezhda Përditësimi i fundit 7 Nëntor 2021, 23:46
Një aksident ka ndodhur rreth orës 22:55 në aksin rrugor Korçë-Maliq, pranë fshatit Bulgarec.
Shtetasi A. Sh., duke drejtuar mjetin tip "Benz", ka goditur mjetin kamion tip "Volvo", i cili ishte i parkuar.
Si pasojë e aksidentit ka marrë lëndime shtetasja D. Sh. dhe dy fëmijët e mitur, pasagjerë në mjetin tip "Benz."
Mësohet se të plagosurit janë dërguar në spitalin Rajonal të Korçës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se makinës tip “Benz” i është çarë njëra gomë dhe kjo dyshohet të jetë shkak i aksidentit.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit.