Shpërthim në një servis celularësh në Tiranë, ka dëme materiale

Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, 7 nëntor në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30, në rrugën “Thoma Koxhaj.”

Dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lëndë plasëse në qepenin e një servisi celularësh.

Dyqani është në pronësi të shtetasit E. D, dhe ka vetëm dëme të vogla materiale.

Shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.